Flash News

KRYESORE

Raporti i deputetëve holandezë: Zyrtarët e korruptuar nuk hetohen. Shqetësuese mungesa e Gjykatës Kushtetuese

Raporti i deputetëve holandezë: Zyrtarët e korruptuar nuk

Delegacioni i parlamentit holandez, që ishte në Tiranë në datat 6 dhe 7 maj për të parë ecurinë e reformave, ka publikuar disa konkluzione nga vizita dy ditore, ku u takuan me Edi Ramën, Lulzim Bashën, Sandër Lleshajn, Gent Cakajn dhe Vasilika Hysin.

Raportuesja e caktuar për Ballkanin, Anne Mulder, pasi vlerëson procesin e Vettingut, ndalet te Gjykata Kushtetuesë, për të cilën është informuar se është jashtë funksionit.

“Në përgjigje të kësaj, qeveria argumenton se kjo është për shkak të suksesit të procesit të vettingut, i cili ka çuar në shkarkimin ose dorëheqjen e disa gjyqtarëve dhe se vendet e lira të punës do të plotësohen para verës. Ky interpretim u mbështet edhe nga disa përfaqësues të organizatave joqeveritare të cilat u takuan nga delegacioni gjatë vizitës së punës. Megjithatë, kritikët e qeverisë flasin për një krizë kushtetuese, në të cilën kontrollet dhe balancat janë zhdukur dhe qeveria ka marrë pushtetin e Gjykatës Kushtetuese", theksohet ne raportin e siguruar nga Politiko.al.

Në luftën kundër korrupsionit, ajo eshte e zhgenjyer me mungesen e ndjekjeve penale te zyrtareve te larte. "Shqipëria po bën përparim serioz në reformat gjyqësore. Por përsa i përket luftës kundër korrupsionit, janë marrë masa, por përsëri numri i ndjekjeve dhe dënimeve penale të nivelit të lartë ka qenë zhgënjyes. Shqipëria duhet të vazhdojë më tej në ecurinë e saj në luftën kundër korrupsionit".

Gjithashtu, në konkluzionet që do tu paraqiten ligjvënësve holandez, thuhet se vendi ka parlamenti shqiptar ka miratuar ligje për mbrojtjen e të drejtave të pakicave etnike dhe seksuale në Shqipëri dhe ka rritur transparencën në administratën publike.

Vendimi i Holandes per çeljen ose jo te negociatave do te merret pas rekomandimit te Komisionit Europian, qe del neser.

Të fundit