Flash News

KRYESORE

Raporti i ‘Freedom House’ për Shqipërinë, deputeti: Shuplakë e radhës për qeverinë

Raporti i ‘Freedom House’ për Shqipërinë, deputeti:

Deputeti i LSI, Përparim Spahiu komentin raportin e “Freedom House”, e cila e rendit Shqipërinë ndër vendet me demokraci të pjesshme.

Në një reagim në rrjetet sociale, deputeti shkruan se ky raport është një shuplakë e radhës për qeverinë e Ramës, referuar edhe nga raporte të tjera ndërkombëtare, të cilat e kanë renditur Shqipërinë ndër vendet më të korruptuara dhe krim të lartë të organizuar.

Reagimi:

Shuplaka e rradhës për qeverinë nga Freedom House!

Zgjedhjet në Shqipëri bëhen me garë, por partitë politike janë tepër të polarizuara.

Korrupsioni dhe krimi i organizuar mbeten probleme serioze.

Ndërthurja e interesave të fuqishme të biznesit, politikës dhe medias pengon zhvillimin e lirisë dhe demokracisë.

Mjaftojnë vetëm këto tre pika të Freedom House, për të kuptuar se ku po shkon ky vend...

I erdhi radha dhe Freedom House te cilësohet nga KM si OJF KAZAN!

 

https://politiko.al/raporti-i-freedon-house-demokracia-ne-renie-ku-renditet-shqiperia/

Të fundit