Flash News

KRYESORE

Raporti i ISP: Politiko.al në grup me VOA e DW, ‘kritika objektive’ për reformën në drejtësi

Instituti i Studimeve Politike (ISP), ka bërë një monitorim tre mujor (qershor-korrik-gusht) sa i takon ligjërimit politik dhe raportimit të mediave për reformën në drejtësi.

Pjesë e studimit janë 9 media online, ndërsa bëhet e ditur se “analiza është përqendruar mbi frekuencat e publikimit të artikujve dhe analizave mbi temën e reformës në drejtësi, muaji i monitorimit, frekuenca e qëndrimeve të institucioneve gazetareske dhe të subjekteve referuese ose të referuar”.

Në studimin ën fjalë thuhet se në tabelën mbi numrin e raportimeve mbi drejtësinë në një analizë të përgjithshme vihet re se muaji ku shpeshtia e analizave ose publikimeve të artikujve në median online për reformën në drejtësi është më e madhe është Korriku me 37 publikime për të 9 mediat e studiuara. Ndërsa muaji me më pak publikime është gushti, si arsye e pushimeve dhe reduktimit të aktivitetit të institucioneve publike mbi këtë çështje.

“VOA dhe DW vihen re si media, të cilat në raport me vetveten, kanë një shpeshti më të madhe të qëndrimit “asnjanës”, në raport me qëndrimet e tjera. VOA nga 6 artikuj 5 prej tyre i janë përcaktuar me një pozicionim asnjanës si media, ndërsa DW në të dy artikujt e referuar pozicionohet në mënyrë asnjanëse. Ky është dallim i madh nga media tjetër shqiptare dhe një tregues se raportimi cilësor e profesional në media vijon të jetë tipar i mediave ndërkombëtare të pranishme në Shqipëri.

Në analizën e qëndrimit “pro” dhe “kundër” nuk do të krahasojmë shpeshtinë në raport me qëndrimin e papërcaktuar, por në raport me njëra-tjetër, pasi në këtë mënyrë mund të kuptojmë pozicionimin e mediave specifike mbi reformën në drejtësi. Në lidhje me qëndrimin kundër, me kritikë negative veçojmë gazetën “Shekulli” si media e cila ka një shpeshti prej 6 artikujsh, ndërsa qëndrimi “pro” është “0” dhe ai asnjanës është “2”. Media tjetër, “Syri.net” është e orientuar negativisht me të paktën 2 artikuj dhe pa asnjë rast të qëndrimit “pro” apo “asnjanës”. “Shekulli” dhe “Syri.net” mund të veçohen si media, të cilat kanë një orientim më shumë kontestues ndaj reformës në drejtësi sesa mediat e tjera në analizë. Në lidhje me qëndrimin “pro”, veçojmë “Tema” online e cila ka një shpeshti prej 3 artikujsh e orientuar pozitivisht dhe asnjë artikull “kundër” apo me qëndrim “asnjanës”. “Tema” online mund të veçohet si media, e cila ka një orientim apriori më shumë “pro” reformës në drejtësi sesa “kundër”. Në “kritika objektive” përveç mediave ndërkombëtare, bëjnë pjesë edhe portali “politiko.al” dhe më pak “Shekulli” apo “javanews.al””, thuhet në raport.

Më tej, thuhet gjithashtu se “lidhur me përmbajtjen e raportimit, - referimin në subjektin dhe ekspertizën, në mediat e tjera online, përfshirë dy radiot dhe tre portalet online, “Politiko.al” dhe “Javanews.al” kanë tipare të njëjta të raportimit me kritika konstruktive mbi reformën, “Syri.net” përdor dukshëm retorikë të ashpër kundër reformës në drejtësi, ndërkohë që asnjanësinë maksimale e kanë stacionet perëndimore: “Zëri i Amerikës” dhe “Deutsche Welle””.

Të fundit