Flash News

KRYESORE

Raporti i ISP-së: Retorika e LSI-së për reformën në drejtësi, njësoj si ajo e presidentit

Raporti i ISP-së: Retorika e LSI-së për reformën në

Reforma në drejtësi ka ngjallur debate të shumta që nga momenti që nisi të të përpilohej. Politikanë dhe parti kanë diskutuar për ta mbështetur, por edhe për ta kundërshtuar atë.

Partia që ka qenë me kritike ndaj reformës në drejtësi, ecurisë dhe bilancit të saj mbetet LSI.

Ky është përfundimi i raportit të hartuar nga nga Instituti i Studimeve Politike (ISP) me temë “Reforma në Drejtësi: Bilanci 2018-2019 – Monitorim, Analizë, Problematika“.

“Reforma mori jetë kur kjo parti kishte postet e tre ministrave të Drejtësisë, të cilët jo rastësisht u lanë jashtë procesit vendimmarrës për reformën. LSI vijon të jetë aktive në deklarata kundër bilancit të reformës në drejtësi dhe ta shohë atë si një proces të kontrolluar 100% prej kryeministrit.

Retorika e saj, i bashkohet retorikës së Presidentit të Republikës dhe madje njësohen së bashku, duke mos parë pothuajse asnjë element pozitiv tek reforma dhe procesi i vetingut.”, shkruhet në raport.

Sipas ISP-së, të dyja palët, Presidenti e LSI kanë pasur të drejtë në paralajmërimet mbi krizën e mundshme në Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, etj, por ligjërimi i tyre publik dhe sidomos adresimi i kritikave dhe përgjegjësive tek aktorët ndërkombëtarë të përfshirë në reformën në drejtësi, kanë krijuar perceptimin e se ka një bashkëjetesë të pamundur midis tyre dhe vetë reformës në drejtësi, asaj që nisi, asaj që është dhe asaj që mund të jetë në të ardhmen.

“ Presidenti dhe LSI mbeten aktorë të rëndësishëm vendimmarrës, sidomos në vendimet lidhur me vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese (Presidenti) dhe në vullnetin politik për reformën (LSI), ndaj edhe është e pritshme që argumentet e tyre të dëgjohen, por edhe që qëndrimet e tyre të jenë më koherente dhe realiste ndaj reformës në drejtësi dhe konceptit të së drejtës së munguar në Shqipëri.”, thuhet në raport.

Të fundit