Flash News

KRYESORE

Raporti i KLSH, Agron Duka: Kjo është një tjetër ‘shuplakë’ ndaj qeverisë

Raporti i KLSH, Agron Duka: Kjo është një tjetër

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka komentuar raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sipas të cilit janë shkaktuar 1.7 miliardë euro dëme vitin e shkuar në financat e shtetit.

Në një reagim në rrjetet sociale, Duka shkruan se kjo është një tjetër ‘shuplakë’ ndaj qeverisë, pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit.

“Auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar 1.7 miliardë euro dëme të shkaktuara vitin e shkuar në financat e shtetit. Me sa duket, 2018-a nuk ka qenë viti i heroit tonë kombëtar, por viti i babëzisë.

Kjo është një tjetër ‘shuplakë’ ndaj qeverisë, e cila vjen fill pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, në të cilin flitet për korrupsion në të gjitha nivelet e qeverisjes.

Këto fakte dëshmojnë jo vetëm papërgjegjshmërinë e thellë në menaxhimin e gjësë publike, por edhe hipokrizinë e retorikës së timonit dhe tepsisë. Edhe pse janë të vetëm në pushtet, po prodhojnë më shumë dëme ekonomike dhe financiare; edhe pse janë të vetëm në pushtet, nuk po çojnë për skrap tepsinë, por Shqipërinë”, shkruan Duka.

Të fundit