Flash News

KRYESORE

Raporti i Komisionit të Venecias, reagon Presidenca: Mimi nxjerr sekretin para kohe

Raporti i Komisionit të Venecias, reagon Presidenca: Mimi nxjerr sekretin

Presidenca ka reaguar sërish pas publikimit të raportit të Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta. Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi ka publikuar një prononcim të deputetes Mimi Kodheli gjatë një interviste në televizionin ‘Neës 24’, ku thotë se ‘Komisioni i Venecias mendon se ka një shkelje të Kushtetutës’.

“Kur Mimi nxjerr sekretin para kohe…ha ha”, shkruan në facebook zëdhënësi Tedi Blushi.

“Besoj se në këtë proces do të na ndihmojë Komisioni i Venecias, i cili për ç’ka kam dëgjuar dhe për çka jam informuar mendon se ka një shkelje të kushtetutës”, ka qenë reagimi i Kodhelit në videon e postuar nga zëdhënësi i presidentit Meta.

Të fundit