Flash News

KRYESORE

Raporti i ndërmjetëm para zgjedhjeve lokale i OSBE: Ndarje e thellë politike në vend

Raporti i ndërmjetëm para zgjedhjeve lokale i OSBE: Ndarje e

Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e ndërmjetëm për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku vë në pah se zgjedhjet për kryetarë bashkie dhe anëtarë të këshillave bashkiakë në të gjitha 61 bashkitë po mbahen në kushtet e një ndarjeje të thellë politike.

“Partia Demokratike (PD) në opozitë, së bashku me Lëvizjen Socialiste për Integrim (LSI), janë tërhequr nga parlamenti në muajin shkurt. Partitë opozitare të udhëhequra nga PD-ja kanë organizuar protesta të vazhdueshme, në shumë prej të cilave u vu re prania e dhunës, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. PD-ja dhe LSI-ja, ashtu si edhe disa parti më të vogla opozitare nuk marrin pjesë në zgjedhje.”, shkruhet në raport.

Aty vihet në pah fakti se në 31 bashki, kandidatët e PS-së për kryetarë bashkie garojnë pa kundërshtarë. Ndërsa klima është mjaft e tensionuar, në raport thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) vazhdon përgatitjet për zgjedhjet.

Linku i raportit të OSBE

Të fundit