Flash News

KRYESORE

Raporti i OBSH për mjeksinë në Shqipëri, PD denoncon Ramën: Dështim gjigand që kushton jetë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, ka reaguar pas raportit të OBSH-së për numrin e ulët të mjekëve në Shqipëri. Përmes një postimi në rrjetet sociale,Bardhi shkruan se “Rama ka dështuar për sistemin shëndetësor”.

 “Shqipëria e fundit, sërish e fundit dhe vetëm e fundit me Edi Ramën. Shëndetësia është në pikën e saj më të ulët, e keqfinancuar për t’u shërbyer qytetarëve, sepse qeveria po paguan miliona euro për koncesionet korruptive. Shëndetësia e Edi Ramës është më keq se të gjithë në rajon. Një dështim gjigand që kushton jetë, rrjep xhepat e qytetarëve, largon mjekët dhe infermierët”, shkruan Spahia.

Të fundit