Flash News

KRYESORE

Raporti i ODIR, Berisha: Misioni tha se dekreti i presidentit është në fuqi, gjykohet vetëm në Kushtetuese

Raporti i ODIR, Berisha: Misioni tha se dekreti i presidentit është

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga oborri i selisë blu reagimin e parë të misionit të ODIR në Shqipëri, pas procesit të zgjedhjeve vendore më 30 qershor.

Në një prononcim për mediat, Berisha tha se sipas misionit, zgjedhjet janë antikushtetuese dhe se dekreti i presidentit Ilir Meta është ende në fuqi.

“Edhe misioni i ODIR që e kryesoi famozja Glover, që njihen marrëdhëniet e mia me të, por tani jam i tërhequr, deklaroi se zgjedhjet janë antikushtetuese. Misioni tha se dekreti i presidentit është në fuqi, mund të sfidohet jo nga narko- komisionerët e PS në KQZ, jo nga narko-gjykatësit në Kolegjin Elektoral. Në dallim nga ata që përpoqën të bëjnë gjykatësin dekretit, Denar Bibën, ODIR deklaroi se dekreti mund të gjykohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese.

Ata thotë: ta pushkatojmë një herë pastaj shkojmë në gjykatë.

Ndërkombëtarët më mendjendritur janë ata se kanë ligjet elektroale të gjithë Europës. Ata shpallën zgjedhjet antikushtetuese, kurse ata që justifikojnë Kolegjin, atyre u anësuan në anën e farsëselektorale.  ODIR duhet të braktiste këto zgjedhje, në shkelje flagrante të konventës evropiane të të drejtave të njeriut”, u shpreh Berisha.

Të fundit