Flash News

KRYESORE

Raporti i OKB për shpopullimin, PD: Në 2100 Shqipëria do të katandiset me 860 mijë banorë, largimi i qeverisë mund të kthejë shpresën

Ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri, përmes një postimi në Facebook shkruan se sipas raportit të OKB, në vitin 2100, Shqipëria do të ketë 860 mijë banorë.

Ajo shkruan se çdo ditë nga vendi largohen njerëz me profesione të ndryshme për shkak të varfërisë, e duke bërë përgjegjëse për këtë situatë qeverinë.

Shpesh dëgjojmë të artikulohet që emigrimi egziston kudo; Sigurisht që po, por është shumë relative, pasi arsyeja bazike e emigrimit është thelbi I të gjithë kësaj cështje. Në botë ka lëvizje nga vendi në vend, por arsyeja është  nevoja për të gjetur një pagesë më të mirë, duke koordinuar dhe me rritjen profesionale, ndërsa në Shqipëri emigrohet për të mbijetuar, për të gjetur një vend ku të vlerësohesh, ku ndjehesh I motivuar dhe I paguar, gjë që nuk ndodh në këtë realitet tepër të trishtë”, nënvizon ish-deputetja.

Më tej ajo shprehet se në vend nuk ekziston konkurrenca e pastër dhe mbizotëron korrupsioni.

Një vend ku nuk ka konkurrencë të pastër, nuk ka vlerësim, ka nivel të lartë korrupsioni, sigurisht që nuk mund të mendojë për qytetarët e tij dhe nevojat bazike të tyre.”

Sipas saj zgjidhje për situatën është largimi i qeverisë nga pushteti.

“Largimi i kësaj qeverie, është prioritet për të rikthyer shpresën në këtë vend dhe tek këta qytetarë”, përfundon Pampuri.

Të fundit