Flash News

KRYESORE

Raporti i OKB-së për lumturinë/ Renditja e Shqipërisë nuk na lumturon, surprizon Kosova

Në Indeksin e Lumturisë 2019, të publikuar sot nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria renditet në vendin e 107 nga 156 shtete, duke figuruar kështu e fundit në Europë.

Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, tregues për të cilët shqiptarët duket se rezultojnë më të pakënaqurit në rajon dhe Europë.

Shqipëria renditet në pothuajse të njëjtat nivele me shtete të tilla si Venezuela, Kamboxhia, Territoret Palestineze, Somalia, Namibia, Laosi etj.

Kosova, renditet në vend të 46, me një përmirësim të ndjeshëm prej 20 vendesh dhe duke qenë më e lumtura në rajon dhe e 16-a në botë për ndryshimin pozitiv të këtij indeksi për periudhën 2016-2018.

Vendet nordike vijojnë të jenë më të lumturat. Shtetet më të palumtura në botë janë Ruanda, Tanzania, Afganistani, Sudani i Jugut.

Të fundit