Flash News

KRYESORE

Raporti i OSBE anashkalon KQZ e Kolegjin: Gjykata Kushtetuese vendos për dekretet e presidentit

Raporti i OSBE anashkalon KQZ e Kolegjin: Gjykata Kushtetuese vendos për

OSBE në raportin e saj për zgjedhjet e 30 qershorit është ndalur edhe për dekretet e presidentit Ilir Meta. Në faqen 4 të tij, analizohet veprimi i kreut të shtetit, i cili shfuqizoi datën e parë për zgjedhjet lokale dhe më pas nxori një tjetër dekret, ku zgjedhjet caktoheshin më 13 tetor.

Sipas OSBE-së, Gjykata Kushtetuese është i vetmi organ që mund të vendosë në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të presidentit.

“Dekretet e 10 qershorit dhe 27 qershorit të Presidentit dhe veçanërisht reagimet e ndryshme që ata ngjallën mes aktorëve institucionalë dhe politikë, kontribuuan të gjitha bashkë në pasiguri juridike dhe politike. Gjërat u bënë edhe më komplekse për shkak të mungesës së një Gjykate Kushtetuese dhe një Gjykate të Lartë funksionale, ku e para është i vetmi organ i mandatuar për të vendosur në lidhje me kushtetutshmërinë e dekreteve të Presidentit”, thuhet në raport.

Të fundit