Flash News

KRYESORE

Raporti i OSBE-ODHIR, Kryemadhi: Skander i së vërtetës, vendi në gjendjen më të mjerueshme

Raporti i OSBE-ODHIR, Kryemadhi: Skander i së vërtetës, vendi

Në një dalje publike, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka komentuar raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit, duke shtuar se ndjen dhimbje për situatën politike në vend. Kryemadhi theksoi se raporti tregoi qartë gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet vendi.

“Nuk kemi asnjë mëdyshje që ai raport do të sillte konkluzione të qëndrueshme. Ndjejmë dhimbje për situatën politike ku ndodhet vendi. Raporti i OSBE/ODHIR është skaner për të vërteten. Mjafton në atë raport ku është e qartë situata. Edi Rama shkatërroi shpresën e shqiptarëve.”

Të fundit