Flash News

KRYESORE

‘Raporti i OSBE vrau votimet moniste’, Salianji: 30 qershori lojë kalamajsh, do ketë protesta të papërballueshme

‘Raporti i OSBE vrau votimet moniste’, Salianji: 30 qershori

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, tha se të dhënat e raportit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit vranë përfundimisht zgjedhjet e 30 qershorit që sipas tij, ishin tërësisht moniste.

I ftuar në rubrikën 'Opinion' në 'News 24', ai theksoi se të dhënat e këtij raporti duhen konsideruar si një fillim që do t’i shërbejë zgjidhjes së situatës politike, duke shtuar se opozita do të vijojë protestat e saj ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

“Raporti i OSBE  ka vrarë votimet moniste. Të gjitha gjetjet e OSBE-ODIHR konfirmojnë atë që kemi thënë ne gjatë gjithë kohës. Dekreti i Metës nuk u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese. Të gjitha elementët e raportit e tregojnë se nuk ka patur as votime dhe as zgjedhje, por thjesht një lojë kalamajsh. Të gjitha institucionet e tjera janë rrënuar, përveç institucionit të Presidencës. Faktin që gjyqtarët ishin nën vetting i ka vendosur për të marrë vendime të njëanshme në mbështetje të PS. E vetmja gjë që do të ndodh pas raportit, të çon në zgjidhjen politike të situatës dhe me zgjedhje të parakohshme, natyrisht jo me këtë qeveri. Nuk mund të shkohet me këtë qeveri që trysnon dhe vjedh. Ne jemi në një strategji të vetme të nisur me 16 shkurt për të çmontuar të gjithë keqqeverisjen e Ramës. Ne i lamë karriget tona për të ndërtuar një sistem që kthen qeverisjen tek qytetarët dhe tek njerëzit. E kemi vijuar edhe në gusht dhe këtë do ta vijojmë edhe në shtator dhe kjo do ta zgjidhë krizën në mënyrën politike”, tha Salianji.

Ai u shpreh se këto protesta do të jenë rezistente dhe ta papërballueshme.

“Protesta do të jenë në varësisë të saj që do marrë vendim PD, por e sigurt është se do të jenë masive. Ne do të jemi kudo me protesta dhe e ritheksoj protesta rezistencë dhe të papërballueshme në kuptimin e numrave dhe masivitetit”.

Të fundit