Flash News

KRYESORE

Raporti i Parlamentit Evropian që ‘përkëdhel’ shqiptarët: Negociatat për Shqipërinë, vizat për Kosovën

Raporti i Parlamentit Evropian që ‘përkëdhel’

Një dokument i sapo përgatitur nga ana e raportuesit të Parlamentit Evropian për Samitin e Zagrebit, Tonino Picula, i jep Shqipërisë hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Projekt-rezoluta është bërë duke pasur parasysh metodologjinë e rishikuar të Komisionit Evropian në lidhje me procesin e zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor.

Dokumenti i z. Picula është zbuluar nga Euroneës Albania dhe pritet të votohet para samitit të Zagrebit në seancë plenare dhe pas ndryshimeve që do të sjellin grupet e ndryshme politike në Parlament.

“Të hapen menjëherë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. T’i jepet Kosovës liberalizimi i vizave, meqë masat paraprake janë përmbushur - kërkohet ndër të tjera në projekt-rezolutë”, këto janë përfundime të rëndësishme të projekt-rezolutës, e cila i jep kështu shqiptarëve në rajon, në tre vendet ku ata jetojnë një hap të madh në procesin e integrimit.

“Të lehtësohen përpjekjet në Ballkan për kapërcimin e polarizimeve politike dhe të bojkoteve të zgjatura parlamentare ; të nxiten reforma zgjedhore që garantojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare ; të dënohen fushatat njollosëse, kërcënimet dhe intimidimet kundrejt gazetarëve dhe mediave…” , janë disa prej rekomandimeve në raport.

Të fundit