Flash News

KRYESORE

Raporti i qendrës kërkimore: Shqiptarët po paguajnë më shumë taksa

Raporti i qendrës kërkimore: Shqiptarët po paguajnë më

Shqiptarët janë duke paguar vitet e fundit më shumë taksa dhe tatime. Sipas ‘A2 Cnn’ që citon raporton e qendrës kërkimore ‘Altax’, të ardhurat në buxhet kundrejt prodhimit të përgjithshëm kombëtar kanë arritur në fund të 2017-ës në 25.7% nga 24.1% që ishin në 2014-ën. Kjo rritje ka ndodhur për shkak të rritjes së taksave dhe jo prej performancës së mirë të agjentëve fiskalë.

Bazuar në këtë raport, më shumë para në buxhet janë gjeneruar nga vendosja e tatimit progresiv, rritja e taksave vendore pas reformës administrative-territoriale, si dhe zgjerimi i bazës së Tatimit mbi Vlerën e Shtuar.

Studimi vlerëson se skema e taksimit progresiv, tashmë 5 vite pas zbatimit, nuk ka arritur të rrisë të ardhurat në mënyrë të konsiderueshme. Po ashtu edhe taksa e re mbi pasurinë duhet të nisë zbatimin, për të rritur të ardhurat që mbledhin bashkitë.

Të fundit