Flash News

KRYESORE

Raporti i Qëndresës Qytetare: Studentët paguajnë për makinat e rektorëve dhe administratën e fryrë

Protesta e studenteve siç duket nuk ka ndikuar te axhenda e rektorëve dhe dekanëve në universitete publike të vendit.

Pas protestës disa milione euro te mbledhura nga pagesat e studenteve universitetet rektorët i kanë shpenzuar për roje, pajisje zyrash dhe asnje lek per laboratore, kerkim shkencor bilblioteka e libra. Ndërsa studentët paguajnë për makinat e rektorëve dhe administratën e fryrë.

Qëndresa Qytetare (organizatë e fokusuar tek fuqizimi i rolit të qytetarit në shoqëri), ka publikuar raportin e monitorimit financiar në 7 universitete publike për periudhën 1 shtator 2018 – 15 shkurt 2019 për të kuptuar se si shpenzohen paratë e studentëve.

Raporti:

 Pavarësisht revoltës së studentëve në Dhjetor 2018, universitetet kanë vazhduar të shpenzojnë për karburant për makinat e drejtuesve të tyre. Universiteti “Fan S. Noli” Korçë ka shpenzuar në 6 muaj 25.000 euro karburant, ndërsa Universiteti i “Aleksandër Xhuvani” Elbasanit 22.500 euro po për të njëjtën periudhë. Ndërkohë që Universiteti i Shkodrës ka blerë një automjet në vlerën 24.000 euro, thuhet në raportin e Qëndresës Qytetare.

Megjithëse një ndër kërkesat kryesore të protesës ishte pasurimi i biblotekave të universiteteve, nga shpenzimet e tyre në thesar vërehet se 3 prej universiteteve kanë shpenzuar 0 lekë për blerje librash, ndersa 5 nga 7 universitete kanë shpenzuar 0 lek për studime dhe kërkime.

 Problem kryesor vijon të mbeten shumat marramendëse të shpenzuara për të siguruar godinat nëpërmjet kompanive të treta ku theksojmë se UT ka nënshkruar një kontratë në 7 Mars 2019 për siguri godine në vlerën e 436.500 euro ndërsa Universiteti Politeknik i Tiranës në datën 15 Shkurt 2019 ka nënshkruar kontratën po për siguri godinash në vlerën 294.000 euro për 1 vit.

Universitetet karakterizohen nga struktura organizative të fryyra me punonjës administrativë të cilët paguhen nga paratë e studentëve ndërkohë që shërbimet që këta të fundit marrin lenë për të dëshiruar. UBT ka në organikë 264 punonjës administrativë dhe ndihmës shërbimesh dhe vetëm 300 pedagogë , ndërsa UAMD ka 207 punonjës adminsitrativë dhe vetëm 340 pedagogë.

Qëndresa i bën thirrje institucioneve përgjegjëse të kontrollojnë dhe hetojnë të gjitha veprimet financiare që rëndojnë në kurriz të studentëve nga cdo drejtues universiteti qoftë ky rektor, dekan, apo administrator. Në këtë situatë emergjente prioritet mbetetet menaxhimi eficent i parave dhe përfshirja e studentëve në vendimmarrje.

Pavarësisht protestës së dhjetorit, shkarkimit të bordeve, premtimeve për transparencë nga qeveria, drejtuesit e 7 universiteteve kanë vijuar të bëjnë shpenzime luksi me paratë e studentëve, duke mos dhënë llogari dhe mos mbajtur përgjegjësi për asnjë cent të shpërdoruar.

Nga ana tjetër Portali u-transparenca.al që u lancua nga qeveria si zgjidhje e këtij problem nuk përmban të dhëna mbi shpenzimet në nivel universiteti apo rektorati por vetëm të dhëna në nivel fakulteti, duke mos u dhënë mundësi studentëve të mire-informohen për mënyrën e shpenzimit të parave të tyre.

Të fundit