Flash News

KRYESORE

Raporti i 'Save the Children': 9 mijë fëmijë në nevojë pas tërmetit shkatërrues në Shqipëri

Raporti i 'Save the Children': 9 mijë fëmijë në

Edhe pse nuk kemi ende një bilanc me të dhënat e sakta dhe të përfunduara për tërmetin që goditi Shqipërinë mëngjesin e datës 26 nëntor ku la shumë viktima pas.

Në një raport të organizatës "Save the Children", thuhet se rreth 9 mijë fëmijë janë në nevojë pas tërmetit të mëngjesit të së martës.

Sipas raportit, të paktën 4 fëmijë janë viktima të tërmetit ndërkohe qe ne total, 9 mije fëmije kane nevoje për ndihme, pasi janë mes familjeve te prekura rende nga tërmeti.

Sipas 'Save The Children', ata janë të trembur dhe të shqetësuar dhe përveç tendave, shtretërve, batanijeve dhe mjeteve të higjienës personale, kanë nevojë edhe për mbështetje emocionale, mendore, psikologjike.

Tërmetet e vazhdueshme të forta kanë dëmtuar më tej spitalet dhe qendrat e kujdesit shëndetësor parësor, duke e bërë atë edhe më sfiduese për të ofruar shërbime mjekësore për ata që kanë më shumë nevojë.

'Save the Children' është në terren dhe po punon ngushtë me qeverinë për të vlerësuar situatën në katër nga zonat e prekura - Durrës, Tirane, Shijak dhe Fushe Kruje. Organizata po u përgjigjet nevojave më të menjëhershme të familjeve dhe fëmijëve.

Të fundit