Flash News

KRYESORE

Raporti  i Standard and Poor’s për Shqipërinë, deputetja e PD: Ky është një lajm i keq

Ndryshe nga ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, deputetja e PD, Fatbardha Kadiu e komenton raportin e Standards & Poors për Shqipërinë si një lajm të keq për ekonominë e vendit.

“Një lajm i keq përsëri për vendin tonë. Standards & Poors vlerëson Shqipërinë ashtu si dhe në 2016 dhe 2017 ashtu dhe në 2018 me një ambient makroekonomik ‘spekulativ i nivelit teë lartë’. Për Ministrin Ahmetaj ky është një lajm i mirë. P.s. S&P flasin dhe anglisht::)”, shkruan me ironi deputetja demokrate.

Nga ana tjetër, për ministrin Ahmetaj ky raport është lexuar ndryshe, duke thënë se ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive.

“Agjencia prestigjioze e vlerësimit Standard and Poor’s jep një tjetër vlerësim pozitiv për ekonominë shqiptare, duke konfirmuar notën “B+”, me perspektivë të qëndrueshme si ekonomike ashtu edhe fiskale për periudhën në vijim. Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadёr fiskal i pёrmirёsuar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhur me të”, komentoi më herët ministri Arben Ahmetaj.

Të fundit