Flash News

KRYESORE

Raporti i studimit mbi shëndetin e adoleshentëve: Sëmundjet seksuale zënë 55 për qind

Raporti i studimit mbi shëndetin e adoleshentëve: Sëmundjet

Rreth 250 milionë adoleshentë dhe të rinj janë gjithnjë e më shumë të riskuar nga obeziteti dhe sëmundjet seksuale, krahasuar me 25 vite më parë.

Një krahasim të tillë të gjendjes shëndetësore të adoleshentëve në botë e ka sjellë në vëmendje raporti i revistës "Lancet".

Komisioni mbi shëndetin e të rinjve monitoroi 195 vende, duke marrë në analizë 12 indikatatorë të mirëqënies duke nisur nga pirja e duhanit, akloolit, martesat e hershme për shkak të varfërisë, aktiviteti fizik dhe deri tek sjelljet seksuale.

Numri i adoleshentëve në botë është rritur për shkak të rritjes së lindjeve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.

Në vitin 2016 ishin 1.8 miliardë ndoshta numri më i lartë i regjistruar ndonjëherë.

Është e vërtetë se në disa vende janë përmirësuar kushtet shëndetësore por në nivel global situata është përkeqësuar. Rreth 250 milionë më shumë të rinj se në vitin 1990 jetojnë në vende të varfëra dhe përballen me risqe që nisin nga sëmundjet infektive deri tek kequshqyerja dhe dhuna.

Dhe në nivel global një nga kërcënimet kryesore janë edhe sëmundjet seksuale të cilat sipas raporteve përbëjnë rreth 55% të të gjitha problemve shëndetësore. Fillimisht, epidemia e obezitetit e cila në 2016 përfshinte një në pesë të ri në botë.

Diskriminimi gjinor gjithashtu përbën problem. Rreth 66 milionë minorenë në mbarë botën janë detyruar të martohen.

Të fundit