Flash News

KRYESORE

Raporti i "The Economist" për tkurrjen e popullsisë shqiptare, reagon Meta: Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre

Presidenti Meta ka reaguar pas publikimit të studimit nga ‘’The Economist’’, i cili flet për plakje të popullsisë së Shqipërisë me ritme të shpejta, saqë në 2100 mund të ketë vetëm 860 mijë banorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta e cilëson një situatë të tillë tepër dramatike, ndërsa tregon se është koha për një plan afatgjatë që do t’i bëjë shqiptarët të kthehen në “folenë” e tyre.

Reagimi i plotë i Metës:

Shqipëria po tkurret dhe po plaket me ritme thellësisht dramatike, si asnjë shtet tjetër në Europë.

Në studimin e publikuar së fundmi nga “The Economist”, varianti pesimist parashikon që në vitin 2100, popullsia e Shqipërisë do të jetë vetëm 860 mijë banorë.

Shpejtësia e plakjes është gjithashtu tronditëse: mosha mesatare sivjet është 37.2 vjeç, por pas 10 vjetësh parashikohet të rritet në 42.1 vjeç.

Trishtim më të madh nuk mund të ketë!

Një vend i bekuar nga Zoti me bukuri të jashtëzakonshme dhe pasuri natyrore që jo shumë vende në botë i kanë, po braktiset gjithmonë e më shumë.

Edhe pse qeveritë në planin afatshkurtër mund të përfitojnë nga emigrimi pasi kështu ulen fiktivisht treguesit e papunësisë apo mund të rriten të ardhurat nga remitancat, në perspektivë mosadresimi i menjëhershëm dhe në mënyrë agresive i këtij fenomeni do të kishte pasoja katastrofike sidomos për një vend si i yni.

Koha është tani për të rikthyer shpresën dhe besimin se Shqipëria🇦🇱 ka Diell☀️ për të gjithë dhe jo vetëm për disa.

Koha që shqiponjat të kthehen në folenë e tyre! 🇦🇱

Të fundit