Flash News

KRYESORE

Raporti i “Transparency International” për Shqipërinë, Berisha: Dështimi i radhës, mbyllen dyert e negociatave me BE!

Raporti i “Transparency International” për

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar raportin e fundit të “Transparency International” për 2018-ën, ku Shqipëria renditet në vend të 99 nga 180 shtete të analizuara, duke treguar një nivel të përkeqësuar në luftën kundër korrupsionit.

Berisha e ka cilësuar një dështim të radhës të qeverisë Rama, ndaj sipas tij ky fakt do të ndikojë në mbylljen e dyerve për hapjen e negociatave me BE.

Reagimi:

Deshtimi tjeter i turpshem i Kallam Deshtakut!

Mbyllen dyert par hapjen e negociatave me BE!

Te dashur miq, njoftimi i fundit i Transparency International i mbyll dyert Shqiperise per hapjen e negociatave.

Lufta kunder korrupsionit eshte kusht themelor per hapjen e negociatave me BE.

Por ne vend te progresit ne plotesimin e ketij kushti, Shqiperia shenon kete vit renie te ndjeshme. Ajo, krahasuar me vitin e kaluar jo vetem nuk ka permiresim por ka perkeqesim, zbret me tete vende ne listen e Transparency International.

Vjdhjet e medha me PPP, prona, dogana, taksa dhe tatime jane shkaqet e perkeqesimit, rritjes galopante te korrupsionit gjate ketij viti.

Miq, me Ramen nuk ka integrim. sb

Të fundit