Flash News

KRYESORE

Raporti i UNHCR/ Një në 4 emigrantë të ardhur në Evropë në 2019 është fëmijë

Raporti i UNHCR/ Një në 4 emigrantë të ardhur në

Nga mijëra emigrantë që vijnë në brigjet e Mesdheut nga vendet e Lindjes së Mesme, një pjesë e madhe e tyre janë fëmijë, vetëm ose bashkë me prindërit.

Duke ju referuar raportit të fundit të UNHCR-së, gazeta italiane ‘La Stampa’ shkruan se vala e emigrantëve sa vjen edhe bëhet më e madhe, ku një në katër prej tyre janë fëmijë.

Sipas këtij raporti, nga janari deri në muajin shtator 2019 kanë hyrë në Europës rreth 80 mijë e 800 persona. Më pak se vjet kur ky numër ishte 102 mijë e 700 persona. ‘Një në katër prej tyre janë fëmijë me, ose pa prindër’, thotë raporti.

Gazeta italiane shkruan se ata janë fëmijë të vegjël ose adoleshentë, të cilët njësoj si të rriturit janë përballur me vuajtjet, dhunën, rrezikun dhe traumat.

Të fundit