Flash News

KRYESORE

Raporti i Unionit të Gazetarëve, Vizion Plus nuk u jep pagat gazetarëve në rrethe, probleme edhe te Tv Klan dhe Panorama

Raporti i Unionit të Gazetarëve, Vizion Plus nuk u jep pagat

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka publikuar sot raportin për situatën në mediat shqiptare, ku një sërë problematikash janë vërejtur në të gjithë vendin, kryesisht në dhënien e pagesave për gazetarët e rretheve.

Sipas kryetarit të këtij unioni, Aleksandër Çipa, Vizion Plus nuk paguan korrespondentët në Shkodër, Korçë dhe Durrës, ndërsa ankesa ka patur edhe nga gazetarët e FaxNews dhe Tv Klan në Elbasan dhe Korçë.

Gjithashtu, korrespondetët e gazetës Panorama dhe Panorama Sport kanë raportuar se nuk janë rregullisht.

Të vetmit që nuk kanë patur probleme me rrogat, janë gazetarët e Radio Televizionit Publik Shqiptar.

Të fundit