Flash News

KRYESORE

Raporti i Venecias, Paloka sulmon Ballën dhe Spiropalin: U përdor si ‘mashë’ nga kllounët që të mos digjej Rama

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka, përmes një postimi në Facebook komenton raportin e Venecias për presidentin Meta, duke sulmuar Spiropalin, Ramën dhe Ballën.

Paloka shkruan se ky raport do të përdorej si ‘mashë’ për të mbrojtur kryeministrin, nga ‘kllounët e tij’.

Më tej thekson se OSBE-ODIHR, janë të vetmet organizata që kanë kompetencën për të vlerësuar proceset zgjedhore.

“E cfare bejne sot? Pasi dolen bllof , madje dhe te fshikulluar nga Venecia; pasi nuk morren raportin qe shpresonin ta perdornin per qellimin e tyre, shpallen me gojen e Balles dhe Spiropalles se “pavarsisht raportit te Komisionit te Venecias” komisioni i Ulsiut do te vazhdoje dhe do zbatoje detyren qe i ka caktuar “lideri” i ketyre te treve.

Po shpejt drejtesia do te rikthehet ne kete vend dhe te gjithe do japin llogari per mekatet e tyre”, shkruan Paloka.

Të fundit