Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Raporti i zi” i prokurorisë: Sa shumë korrupsion e pak të dënuar!
Prokuroria e Përgjithshme ka arritur në rezultatin se për vitin 2017 ka 3 herë më shumë procedimet penale për çështjet të korrupsionit të zyrtarëve vendorë apo të lartë.
Sipas raportit të punës, depozituar në Kuvend, raport që, në fakt, i përket më së shumti periudhës kur Prokuroria e Përgjithshme u drejtua nga Adriatik Llalla, vihet re se gjithsej janë 40911 procedime penale. 39% e procedimeve janë për narkotikët, 11% për korrupsion dhe 24% e procedimeve për krimet kundër personit. Për sa i përket qyteteve, Vlora dhe Gjirokastra janë në krye për kriminalitetin në raport me popullsinë. Në 2017 numri i procedimeve i regjistruar në Tiranë është 32.63%, në Durrës janë regjistruar 7.70%, Vlorë 7.40%, në Elbasan janë regjistruar 7.23%, në Shkodër, 6.32%.
Pra, Vlora dhe Gjirokastra janë qytetet më të kriminalizuara, ndërsa Dibra dhe Elbasani kanë nivelin më të ulët të kriminalizimit. Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 numri i procedimeve penale të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, ka një ulje prej 37,9 % në krahasim me vitin 2016.
Korrupsioni
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka pasur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016 dhe rritje prej 80,8 % të procedimeve të dërguara në gjykatë në krahasim me vitin 2016.
Për vitin 2017 për veprën penale të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, organi i prokurorisë ka regjistruar 124 procedime penale, që përbën rritje me 2,6 herë ose 163,8 % në krahasim me vitin 2016.
Janë dërguar në gjykatë 106 procedime penale, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 37 procedime të dërguara në gjykatë.
Nga të dhënat statistikore në vitin 2017, vërehet një tendencë në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, prej 41 % në krahasim me vitin 2016 dhe tendencë në rritje e procedimeve të regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” prej 13 %. Gjatë vitit 2017 janë regjistruar 3 procedime për veprën penale të parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, ndaj 2 procedimeve të regjistruara në vitin 2016. Sa i përket nenit 260 të Kodit Penal “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, rezulton se janë regjistruar 13 procedime penale përkundrejt 11 procedimeve të regjistruara në vitin 2016 për këtë vepër dhe janë dërguar 2 procedime penale në gjykatë.
Sa i përket korrupsionit në sistemin e drejtësisë, për veprën penale të parashikuar nga neni 319 i Kodit Penal “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, organi i prokurorisë ka regjistruar 1 procedim penal me 4 të pandehur, ndërkohë që në vitin 2016 rezultojnë 3 procedime penale të regjistruara. Është e rëndësishme të përmendet se në vitin 2017 u dënua edhe një gjyqtar i Gjykatës së Lartë për këtë vepër penale, çështje e juridiksionit fillestar, e cila u hetua dhe dërgua në gjyq nga Prokuroria e Përgjithshme në vitin 2016.
Krimi i organizuar dhe Krimet e Rënda
Lufta ndaj krimit e veçanërisht atij të organizuar, kërkon një përgjigje të koordinuar ndërinstitucionale e ndërkombëtare. Forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë, si dhe forcimi i kapaciteteve profesionale, janë prioritet në punën e prokurorisë për një luftë efikase ndaj këtyre veprave penale.
Në këtë kuadër, Prokuroria për Krime të Rënda ka filluar hetimet kryesisht për disa raste të trafikimit të narkotikëve, të cilat janë evidentuar nga autoritetet e huaja, kryesisht nga Italia. Për këto hetime në mënyrë të vazhdueshme janë bërë takime për shkëmbimin e të dhënave dhe ecurinë e tyre, duke zhvilluar edhe hetime të përbashkëta me shtete si Italia (Prokuroria Bari, Ankona, Lece), Gjermania, (me prokuroritë Mynih, Hamburg), Greqia e Maqedonia
Sa i përket treguesve statistikorë, nga të dhënat e vitit 2017, rezulton se janë regjistruar 17 procedime penale me 34 të pandehur për vepra penale të kryera nga bandat e armatosur dhe organizata kriminale, 16 nga këto procedime për nenin 333/a, “Grupi i strukturuar kriminal”, ndërsa në vitin 2016 rezultojnë 17 procedime të regjistruara për këtë vepër penale. Ndërkaq në vitin 2017, 8 procedime penale me 46 të pandehur janë dërguar në gjykatë dhe janë dënuar 30 të pandehur për këto vepra penale.
Ndërsa procedimet e regjistruara për veprën penale të parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal “Kultivimi i bimëve narkotikëve” janë ulur nga 1606 në 375 procedime, ose e shprehur në përqindje 76,7 %.
Hetimet pasurore
Në zbatim të ligjit nr.10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, Prokuroria e Krimeve të Rënda, gjatë vitit 2017, ka paraqitur në gjykatë 4 kërkesa për sekuestrim pasurie dhe 7 kërkesa për konfiskim pasurie, ku pasuritë kanë qenë apartamente, truall, llogari bankare në vlerë të disa milionë eurove.
Lufta kundër pastrimit të parave
Gjatë vitit 2017 krahas rritjes së numrit të procedimeve penale të regjistruara, janë rritur edhe numri i procedimeve të dërguara në gjykatë për vepra penale që lidhen me pastrimin e parave. Konkretisht, janë regjistruar 320 procedime penale dhe janë dërguar për gjykim 36 procedime penale për nenet 287, 287/a e 287/b të Kodit Penal.
Statistika
Gjatë vitit 2017 janë përfunduar 30036 çështje, 38,3 % janë dërguar për gjykim, 21,8 % janë pushuar, 37,2 % janë pezulluar dhe 2,7 % janë transferuar në prokurorinë kompetente. Konkretisht janë dërguar në gjykatë 11492 çështje. Ndër-kohë, nga gjykata është vendosur pushimi për 942 çështje, pra ky tregues përbën një shifër prej 8,2 % të çështjeve të dërguara në gjykatë në vitin 2017.
Raporti i Prokurorisë së Përgjithshme
Nga të dhënat statistikore rezulton se në vitin 2017 ka pasur një rritje prej 69,6 % të numrit të procedimeve të regjistruara për veprat penale të korrupsionit, në krahasim me vitin 2016.
Janë ndjekur gjithsej 40 911 procedime penale
39 % narkotikët
24 % krimet kundër personit
11 % korrupsioni
Në vitin 2017 numrin më të madh të procedimeve e ka regjistruar prokuroria;
1. Tiranë me 32,63 %
2. Durrës që ka regjistruar 7,70 %
3. Vlorë 7,40 % të numrit total të procedimeve të regjistruara,
4. Elbasan që ka regjistruar 7,23 %
5. Shkodër që ka regjistruar 6,32 % etj…
Veprat penale
Rritje prej 40,7 % të numrit të procedimeve të regjistruara për grup veprat e falsifikimit të dokumenteve.
Ka një rritje prej 27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për vepra penale që lidhen me pastrimin e produkteve të veprës penale
Mashtrimet me 18 %
Rritje të lehtë prej 0,27 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Vepra penale kundër fëmijëve, martesës dhe familjes”
Vjedhja rritje me 3 %
“Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike” i Kodit Penal, ka një ulje prej 37,9%.
Në vitin 2017 ka një ulje prej 14,8 % të numrit të procedimeve të regjistruara për “Krime kundër jetës të kryera me dashje”
Ka ulje prej 6,4 % të numrit të procedimeve të regjistruara për krime seksuale/Gazeta Shqiptare/
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38