Flash News

KRYESORE

Raporti italian/ Edi Paloka paralajmëron Ramën: Me paratë e drogës blen ambasadorët, por nuk mashtron dot Perëndimin

Raporti italian/ Edi Paloka paralajmëron Ramën: Me paratë e

Nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama se nuk mund të mashtrojë dot të gjithë Perëndimin, pavarësisht se në Tiranë arrinë të blejë heshtjen e ambasadorëve me paratë e drogës. Paloka i referohet raportit të Italisë ku rezulton se janë sekuestruar 90 ton kanabis që vinte nga Shqipëria, vetëm gjatë vitit 2017-të.

Deputeti i PD thekson se ‘forca e krimit’ është në majat e saj, ndërkohë që Rama përpiqet të pastrojë imazhin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, duke e nxjerrë në foto me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Reagimi i Edi Palokës:

“Forca e krimit” ne majat e saj.

Nderkohe qe kllouni kryeminister fut koken e tij dhe te Xhafajt neper foto me personalitete te botes demokratike ne Bruksel, Shqiperia vazhdon te renditet e para ne listat e zeza te krimit.

Jo me larg se dje, “Zeri i Amerikes” bente publik raportin vjetor te Antidroges Italiane ku Shqiperia rezulton vendi i origjines per marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropen. 90 ton te kapura ne Itali vetem per vitin 2017.

“Shqiptaret zene vendin e pare ne rrjetet kriminale te huaja te narkotrafikut” -thote raporti sipas VOA.

2 mije shqiptare jane arrestuar ne Itali vetem gjate vitit 2017 per trafik droge.

Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare te lidhura me Ndragheten, kane rol kyc ne trafikimin e kokaines...”

Po raporti i Antidroges Italiane i jep pergjigje dhe propagandes shterpe te “Rilindjes” qe eshte perpjekur si ne cdo gje tjeter, te paraqese nje tjeter realitet duke deklaruar se gjate qeverisjes se PD ka qene e njejta situate.

Raporti vlereson se 94 rastet e raportuara te trafikimit te droges jane me te lartat ne dekaden e fundit, nderkohe qe vlera me e ulet shenohet ne 2011 me 49 raste”

Ky eshte imazhi qe Edvin Rama i ofron Evropes per Shqiperine nderkohe qe merr ministrin e brendshem me vellain kryetrafikant , ne burg ne Itali , per ta nxjerre ne foto me Merkel qe t’ju a servire shqiptareve si kredenciale per qeverine e tij.

Po tashme boja i ka dale me kohe dhe parate e droges , mund te blejne heshtje ambasadoresh por nuk mund te sherbejne per te mashtruar gjithe perendimin.

Kllounit te krimit po ja numerojne ditet dhe oret...

Të fundit