Flash News

KRYESORE

Raporti i“Transparency International”: Shqipëria shënon rënie në luftën kundër korrupsionit, sërish ndër nivelet më të larta në rajon

Raporti i“Transparency International”: Shqipëria shënon

Shqipëria është përkeqësuar sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit. Në raportin e publikuar sot nga “Transparency International” për 2018-ën, Shqipëria renditet në vend të 99 nga 180 shtete të analizuara.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria në raportin e “Transparency International” renditej në vendin e 91 me 38 pikë.

Ky raport ka ardhur duke u përkeqësuar pasi në vitin 2016 renditej në vendin 83-të.

Me këtë renditje, vendi ynë shënon vendin e parë në Rajon me nivelin më të lartë të korrupsionit, duke lënë pas vetes Maqedoninë në vendin e 93-të, Kosovën paralelisht në vendin e 93-të, Greqinë dhe Malin e Zi në 67-ën, Serbinë në 87-ën, Bosnje-Hercegovina në të 89-ën.

Të fundit