Flash News

KRYESORE

Raporti mbi sëmundjen e diabetit: Numri i të prekurve pritet të arrijë në 700 milionë

Raporti mbi sëmundjen e diabetit: Numri i të prekurve pritet të

Sipas studimeve të fundit nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit (IDF), numri i personave të moshës 20-79 vjeç me diabet, pritet të arrijë në 700 milionë deri në vitin 2045.

Rreth 80 % e njerëzve me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ku dy në tre persona me këtë sëmundje jetojnë në zona urbane.

“Në vitin 2019, numri i vdekjeve që rezultojnë nga diabeti dhe komplikimet e tij ka arritur në rreth 4,2 milionë”, thuhet në raportin e IDF.

Gjithashtu në raport theksohet se shpenzimet vjetore globale të shëndetit për diabetin vazhdojnë të rriten çdo vit dhe parashikohet të arrijnë në 760 miliardë dollarë në 2019, ekuivalent me 10 % të shpenzimeve të përgjithshme globale të shëndetit.

Të fundit