All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Raporti/Mjekët dhe infermierët, 16 herë më të rrezikuar nga dhuna krahasuar me punonjësit e tjerë

Raporti/Mjekët dhe infermierët, 16 herë më të rrezikuar
All - Paragraf - 1

Punonjësit e shëndetësisë janë 16 herë më të rrezikuar nga dhuna në punë se punonjësit e tjerë.

All - Paragraf - 3

Në veçanti, dhuna prek departamentet e emergjencave dhe infermierët, të cilët ka gjasa të vuajnë sjellje të dhunshme.

Ky raport  i prezantuar në Komitetin Shëndetësor të Senatit italian, u bë publik nga presidenti i Shoqërisë Italiane të Mjekësisë Emergjente Urgjente (Simeu), Francesco Roço Pugliese.

"Për fat të keq, fenomeni është krejtësisht i panjohur , pasi normalisht denoncohen vetëm raste të agresioneve nga ata që paraqesin lëndime të rënda", tha Pugliese.

Sipas raportit të shoqatës italiane ndjenja e dorëheqjes dhe frustrimit mbizotëron tek stafi mjekësor.

Menaxhimi i fenomenit, për SIMEU, duhet të jetë nëpërmjet ndërhyrjeve në mjedis, operatorëve, medias dhe legjislacioninit. Projektligji 867 "Dispozita për profesionet shëndetësore operatorët e sigurimit", në Senat është e domosdoshme.

Gjithahstu duhet zgjidhur problemi i mbipopullimit në dhoma . Pritja, mungesa e mundësive të komunikimit dhe kohëve të reduktuara të ndihmës kanë përkeqësuar situatën e  dhunës tek stafet mjekësore.

Gjithashtu mjekët duhet të trajnohen për të mësuar teknika për menaxhimin e pacientëve të vështirë.

Të fundit