Flash News

KRYESORE

Raporti mjeko-ligjor konfirmoi dhunën, Alfred Lela: Ndërkombëtarët reagojnë dhe për humbje macesh, gazetarët i lanë jashtë vëmendjes

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Balla, analisti dhe drejtuesi i Politiko.al, Alfred Lela ka folur pas publimit të raportit mjeko-ligjor për dhunën e ushtuar nga policia, teksa ishte i pranishëm në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar më 17 maj.

Lela tha se ishte diçka serioze që e provoi në kurriz të tij, por kryeministri e mohoi disa herë rresht edhe në studion televizive në të cilën ishte përballë tij.

Me rezerva Lela foli edhe për ndërkombëtarët, për të cilët u shpreh se reagojnë edhe për humbje macesh, ndërsa gazetarët i lenë jashtë vëmendjes.

“Kemi qenë në të njëjtën studio dhe kryeministri e mohoi praninë e dhunës. Po të flasim tani unë dhe kryeministri jemi palë, mjeku është ekspert. Është e qartë shenjat që nuk u duken shumë nën gju apo mbi gju, por edhe shumë shenja në raport. Ishte një gjë serioze se unë e provova në kurrizin tim. Edhe për ndërkombëtarët se duket sikur është beteja për veten, për Alfredin, por është dhunimi i një gazetari, me këtë petk, cilësi, gradë. Unë them që gazetarët u lanë jashtë vëmendjes së ndërkombëtarëve. Reagojnë edhe për humbje macesh, për të drejtat e kafshëve, njerëzve, pozitive e negative kurse nuk e kanë kuptuar dhunimin e gazetarit a nënshtetasit”, tha Alfred Lela.

Gazetari Alfred Lela publikoi sot raportin e mjekut ligjor për dhunën e ushtruar ndaj tij nga policia gjatë protestës kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Akt-ekspertiza e mjekut ligjor konsiston në një sërë shenjash dhune në sipërfaqe të trupit, si: maviosje, gërvishtje, humbje ekuilibri dhe marrje mendsh gjatë lëvizjes së qafës.

Të fundit