Flash News

KRYESORE

Raporti për 2019-ën/ Numri i gazetarëve të burgosur afër shifrave rekord

Raporti për 2019-ën/ Numri i gazetarëve të burgosur

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) jep alarmin se numri i gazetarëve të burgosur në botë mbetet afër shifrave rekord. Në studimin publikuar sot, rezulton se Kina, Turqia, Arabia Saudite dhe Egjipti janë vendet me numrin më të madh të burgosjeve të gazetarëve në botë.

"Për të katërtin vit radhazi, qindra gazetarë u burgosën në shkallë globale, ndërsa udhëheqësit autoritarë si Xi Jinping, Rexhep Tajip Erdogan, Mohamed bin Salman dhe Abdel Fattah el-Sissi nuk tregojnë shenja të zbutjes të kritikave ndaj mediave", thuhet në studim.

Numri i gazetarëve të burgosur në të gjithë botën pati një rënie të lehtë në 2019, nga 253 në 245, por megjithatë gazetarët e akuzuar për raportim të "rremë" ose "lajme të rreme" janë shtuar.

"Vitin e kaluar, vendet që veprojnë me dorë të hekurt, përfshirë Rusinë dhe Singaporin, miratuan ligje që kriminalizojnë botimin e ‘lajmeve të rreme’", thuhet në raport.

Raporti për vitin 2019 i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve gjithashtu thotë se në Iran ka pasur një rritje të burgosjes së gazetarëve. Tre gazetarë u burgosën në vendet e Amerikës Jugore, në Venezuelë, Honduras dhe në Kubë.

Të fundit