Flash News

KRYESORE

Raporti për punësimin në Shqipëri, ish-ministrja e Integrimit: Vendi nuk kalon dot as nivelin bazë të standardeve

Raporti për punësimin në Shqipëri, ish-ministrja e

Ish deputetja e LSI, Klajda Gjosha ka komentuar raportin e Forumit Ekonomik Botëror që e ka pozicionuar Shqipërinë në vendin e parafundit për mundësi punësimi. Nga 82 vende që u analizuan, vendi ynë u rendit i 81-ti!

Sipas Gjoshës shkaqet për këtë renditje janë të shumta, ndaj vendi ka nevojë urgjente për një strategji kombëtare ekonomike.

“Mjafton një konstatim i tillë për të kuptuar pse largohen qytetarët shqiptarë, në numra alarmantë, për një vend që nuk është në status lufte! Pamundësia për t’iu përshtatur tregut të punës, mungesa e konkurrencës dhe meritokracisë, mbyllja e dyerve për cdo mundësi për të fituar jetesën, nepotizmi dhe rreziku në cdo moment për ta humbur vendin e punës janë ato që vrasin çdo ditë shpresën.

Raporti merr në shqyrtim arsimin, shëndetësinë, nivelin e përdorimit të teknologjisë dhe tregun e punës. Në të gjitha fushat duket se Shqipëria nuk kalon dot as nivelin bazë të standardeve.

Ne kemi nevojë emergjente për një strategji kombëtare ekonomike, kemi nevojë të ndajmë prioritetet kombëtare nga politika e ditës dhe kemi nevojë të kthehemi në vendin të mundësive dhe shanseve për të gjithë. Ndryshimi është i jetik dhe duhet të ndodhë tani!”, shkruan Gjosha.

Të fundit