Flash News

KRYESORE

Raporti për shkarkimin e Metës doli në media? Fino paralajmëron Manjën: Mund të largohem, në politikë mund të përdoresh

Raporti për shkarkimin e Metës doli në media? Fino

Deputeti i PS dhe anëtari i Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta, Bashkim Fino ka ngritur shqetësimin se para mbledhjes së shqyrtimit të raporteve me gjetjet e hetimit janë bërë publike fillimisht në një media kombëtare.

Fino i kërkoi llogari kreut të komisionit Ulsi Manja nëse ky raport ka qarkulluar më parë në media, para se të shpërndahet te anëtarët e komisionit.

“Kemi komunikuar me ju mbrëmë në darkë. Nga burime te besueshme raporti u shpërnda në media para nesh. Sot raportin e kemi marrë para një a dy orë, nuk me vjen mire që s’ka kaluar ende nga anëtarët. Në politike mund të përdoresh, është faji tënd, kur të përdorin tjerët dhe nuk e kupton është çështje tjetër.

Pasi të marr përgjigje nga ju, rezervoj të mos jem anëtar i këtij komisioni se nuk kam qejf të përdorem”, tha Fino, të cilit Manja iu përgjigj se bëhet fjalë për një spekulim mediatik.

“Po kemi komunikuar. Raporti që thatë është deklaruar në një media kombëtare se disponon raportin. Nuk besoj se është në seriozitetin e komisionit të merremi me spekulime mediatike se nuk ka se si të jetë në media kur unë si kryetar komisioni dhe anëtarët e mazhorancës këtë raport e kemi marrë pak minuta para komisionit, prezantimi do bëhet sot.

Nëse Valteri ka raport të opozitës parlamentare do e prezantojë sot, në fund të dyja raportet do ju shpërndahen kolegëve që të hënën të kemi diskutim përfundimtar dhe miratimin e një raporti përfundimtar do shkojë në seancë, nëse kemi qëndrime të ndryshme sërish një raport final.

Nuk ka se si të shpërndahet raporti i mazhorancës. Mbaj përgjegjësi si kryetar nëse ajo media ka raportin që kemi sot.  Media e mëson sot gjetjen e raporteve . Nuk do na kishte kursyer ajo media kombëtare po të kishte raportin dhe do e kishte nxjerrë faqe për faqe”, tha Manjan.

Fino: Shpresoj të jetë e vërtetë

Të fundit