Flash News

KRYESORE

Raporti për zgjedhjet, ish-ministri: 30 qershori nuk ra, sepse nuk ishte. ODIHR e konfirmoi

Ish-ministri Ylli Manjani ka dhënë në rrjetet sociale qëndrimin e tij për raportin e OSBE-ODIHR lidhur me zgjedhjet e 30 qershorit. Mananji shkruan se ‘raporti vetëm sa konfirmoi se

30 qershori nuk ekzistonte, duke e cilësuar si një ditë kur qeveria moniste vendosi të rrëmbejë me dhunë pushtetin vendor, si ditë e turpit, e njollës.’

Ish-ministri thekson se data 30 shënon njollën e zezë dhe turpin e qeverisë.

Postimi i Manjanit

30 qershori nuk ra, sepse nuk ishte. ODIHR vetëm sa e konfirmoi këtë gjë.

Nuk ishte një datë zyrtare për zgjedhje. Si e tillë, nuk regjistrohet dot në asnjë kalendar zyrtar të shtetit si datë zgjedhjesh.

30 qershori 2019 regjistrohet vetëm në kalendarin politik si dita kur qeveria moniste vendosi të rrëmbejë me dhunë pushtetin vendor. Vendosi të kthejë bashkitë në Komitete Ekzekutive moniste.

Vetëm tek ky kalendar mund të gjendet ky 30 qershor, si ditë e turpit e njollës edhe më të zezë politike se ajo e zgjedhjeve parlamentare të vitit 1996.

Prandaj, cilido që thotë se “ra 30 qershori”, në fakt i ka dhënë kësaj date një vlerë zyrtare që nuk e ka. Nuk e ka pasur as para raportit të ODIHR.

Ditën e djeshme OSBE/ ODIHR ka publikuar raportin e plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ku u evidentua se kriza politike ndikoi negativisht në të drejtën për të votuar, ndërsa theksohet se u cenua fshehtësia e votës në disa qendra votimi.

Të fundit