Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti që rrëzon Ramën-Xhafajn-Tahirin. Italia: Në 10 vite, trafiku i kanabisit arriti rekord në 2014-n dhe 2017-n
Që kur ka marrë drejtimin e Qeverisë, kryeministri Edi Rama pretendon se trafiku i kanabisit nga Shqipëria në drejtim të Italisë ka pësuar gjithnjë rënie dhe nuk krahasohet me trafikun që kryhej përpara vitit 2013-të. Megjithatë, të njëjtën gjë nuk thotë raporti i Drejtorisë Qendrore të Shërbimit të Antidrogës në Itali, të cilin e kundërshtoi sot Ministria e Brendshme e Shqipërisë.
“Siç është pranuar, 2016 ishte një vit problematik për shumë arsye, që janë bërë pjesë e analizës së punës së Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit dhe nuk rezultoi efikas në parandalimin e kultivimit të kanabisit. Por gjithsesi nuk mund të krahasohet me përmasat shqetësuese të fenomenit përpara 2013, e evidentuar në raportet GdF”, thuhej në deklaratën e ministrisë shqiptare.
Në grafikun e publikuar nga autoritetet italiane rezulton se sasia e drogës së kapur përgjatë 10 viteve të fundit në këtë shtet ka njohur një rritje të jashtëzakonshme pas vitit 2013-të.
Viti 2014-të ka arritur nivelin më të lartë me 154 ton drogë të kapur në Itali dhe ku pjesën më të madhe e zënë marijuana dhe hashashi. Në vitet pasardhëse, sasia e drogës së sekuestruar ka zbritur duke arritur në vitin 2016-të në 70 ton, përafërsisht sa në vitin 2013-të, për t’u rritur sërish në 2017-ën me 114 ton drogë të sekuestruar, nga këto, 108 ton janë marijuanë dhe hashash.
Në raport thuhej qartë se rritja e trafikut të marijuanës dhe kanabisit lidhej drejtpërdrejtë me rritjen e kultivimit të kësaj droge në Shqipëri, por Ministria e Brendshme e vendit tonë nuk e komentoi këtë fakt.
Raporti thekson: “Në vitet e fundit, në Itali, importet e marijuanës kanë regjistruar një rritje të ndjeshme, duke prekur, në vitin 2017, rekordin historik të sekuestrove (mbi 90 ton). Ecuria e sekuestrove në shtetin tonë është e lidhur me kultivimin e kanabisit në Shqipëri, rajon nga i cili vjen pjesa më e madhe e sasive të destinuara për tregun italian dhe europian, sikurse dëshmohet nga sekuestrimi i 8 tonelatave në zonën e Marche vitin e shkuar, ndalesa më e madhe e realizuar e cila do të përfundonte në Europën Veriore. Klanet shqiptare, për më tepër, kanë demonstruar kapacitete progresive në menaxhimin e prodhimit dhe trafikimit, duke përdorur fara me përmbajtje të lartë THC si dhe metoda të fshehjes së palantacioneve dhe të transportit të lëndës narkotike drejt brigjeve italiane në një evolucion të vazhdueshëm. Në këto vite, Italia ka mbështetur Shqipërinë në aksionin e saj veprues kundër këtij fenomeni kriminal, duke e furnizuar me mbështetje ajrore dhe teknologjike në aktivitetin e zbulimit të plantacioneve të kanabisit dhe zhdukjen e mëvonshme.”
Një tjetër fakt i rëndësishëm është gjithashtu kapja e sasisë më të madhe të kanabisit në rajonet italiane të detit Adriatik dhe që ndodhen përballë Shqipërisë.
Shqiptarët janë gjithashtu në krye të listës sa i përket numrit të shtetasve të huaj që janë arrestuar për trafikun e marijuanës në Itali.
Shqipëria dhe shqiptarët përmenden 87 herë në raportin e antidrogës italiane, ndërsa Greqia dhe grekët vetëm 10 herë.
Ky raport hedh poshtë në mënyrë përfundimtare pretendimet e Ramës, por edhe të dy ministrave të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj, se trafiku i kanabisit drejt Italisë ka qenë më i lartë përpara 2013-ës, kur në pushtet ishte Partia Demokratike. /Politiko.al

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38