Flash News

KRYESORE

Raporti sekret i OKB, AFP: Shtetet që dërguan ilegalisht armë në Kongo, mes tyre edhe Shqipëria

Raporti sekret i OKB, AFP: Shtetet që dërguan ilegalisht armë

Ushtria e Kongos furnizohet me armë nga shumë vende të botës pa njoftuar Kombet e Bashkuara siç kërkohet nga një rezolutë e vitit 2004.

Konkluzioni erdhi nga një raport i fundit i Këshillit të Sigurimit. Agjencia e lajmeve AFP shkruan se mes vendeve që furnizon me armë Kongon renditet edhe Shqipëria.

Në raportin konfidencial të OKB theksohet se: “Disa nga armët kanë rënë në duart e grupeve të armatosura që veprojnë në lindje të vendit”.

Përveç armëve në raport flitet ehde për instruktorë dhe pajisje ushtrie që vijnë nga Shqipëria, Rumania, Turqia, Afrika e Jugut, Izraeli, Kina, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Veriut, Sudani dhe Shtetet e Bashkuara.

Raporti vuri në dukje se disa vende “dërguan sasi të konsiderueshme me armë, municione, pajisje dhe automjete ushtarake” për ushtrinë.

Nga ana tjetër autoritetet në Kinë thanë se po hetojnë pretendimet, kurse Irani mohoi që të ketë transferuar ndonjëherë ndonjë material në Republikën Demokratike të Kongos, duke ndezur frikën se pajisjet ishin dërguar nga një palë e tretë.

Burimi: france24

Të fundit