Flash News

KRYESORE

Raporti i “Transparency International”: Korrupsioni u përkeqësua në Shqipëri; ndër nivelet më të larta në rajon

Raporti i “Transparency International”: Korrupsioni u

Shqipëria është përkeqësuar sa i përket nivelit të lartë të korrupsionit. Në raportin e publikuar sot nga “Transparency International”, Shqipëria renditet së bashku me Bosnje-Hercegovinën në vend të 91 nga 180 shtete të analizuara.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka humbur një pikë në raportin e “Transparency International”, nga 39 në 38, ndërkohë që vitin 2016 renditej në vendin 83, nëntë pozicione më lartë se sot.

Me këtë renditje, vendi ynë lë pas vetes në rajon vetëm Maqedoninë, e cila renditet në vend të 107. Sa i përket shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi ka performancën më të mirë, i renditur në vend të 64, që ndiqet nga Serbia në vend të 77 dhe Kosova në vend të 85.

Ky raport i “TI” konfirmon të dhënat e publikuara pak ditë më parë nga Indeksi i Sundimit të Ligjit për 2017-2018, ku Shqipëria kishte performancën më të keqe në korrupsionin e lartë në qeveri dhe transparencën e kësaj të fundit në raport me publikun dhe mediet.

Të fundit