Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Raporti/ Ujësjellës-Kanalizime Tiranë abuzime me punësimet, në një vit u shtuan 475 punonjës
Kompania monopol e furnizimit me ujë dhe me shërbimin e heqjes së ujërave të zeza në Tiranë, UKT, raportohet se mori një çmim për “progres në menaxhimin e ujit të pijshëm”, sipas një deklarate për shtyp të shpërndarë nga Bashkia Tiranë.
Megjithatë, raporti i fundit i performancës në sektorin e Ujësjellësve dhe Kanalizimeve, përgatitur nga Enti Rregullator i Ujit, mendon paksa ndryshe, ndërsa përmend veçmas UKT Tiranë si një nga ndërmarrjet që ka pasur përkeqësim të treguesve kyç të performancës, konkretisht, shtim të numrit të punëtorëve, rritje të konsumit të energjisë elektrike dhe rënie të kohëzgjatjes së furnizimit me ujë.
Raporti vëren se performanca e sektorit të ujësjellësave ka pësuar rënie në treguesit kryesorë, si mbulimi i kostove totale dhe mbulimi i kostove operative e të mirëmbajtjes gjatë vitit 2017 me përmirësime të vogla në disa tregues të tjerë si norma e arkëtimit dhe niveli i matjes. Por raporti i përgatitur nga Enti Rregullator i Ujit nuk merr përsipër të dalë garant për vërtetësinë e të dhënave për shkak se këto përbëhen nga raportime të vetë kompanive të ujësjellësve në Agjencinë Kombëtare të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve, një institucion i qeverisë qendrore. Megjithatë, pavarësisht se sa të sakta janë të dhënat, treguesit e vlerësuar nga ERRU flasin për përkeqësim. Mbulimi kostove totale të ujësjellësve me të ardhura ra nga gati 90% në vitin 2016 në 85% më 2017 ndërsa mbulimi i kostove operative dhe të mirëmbajtjes ra nga 118% në 109%. Treguesi më i rëndësishëm për shqiptarët, kohëzgjatja e furnizimit me ujë, pësoi një rënie të lehtë nga 12.3 në 12 orë në ditë ndërsa treguesi “Niveli i matjes”, i cili përllogarit përqindjen e konsumatorëve me matës kundrejt konsumatorëve totalë, pësoi një rritje nga afro 65% në 68%. Treguesi “uji pa të ardhura”, i cili tregon humbjet në rrjet, si për shkak të rrjedhjeve ashtu edhe për shkak të vjedhjeve, pësoi një përmirësim nga 67 në 65%. Gjithsesi, ERRU vëren se ky është edhe treguesi më pak i besueshëm nga ato të raportuar nga ndërmarrjet e ujësjellësave.
“Në mjaft raste vërehet dukshëm që të dhënat përmbajnë pasaktësira të konsiderueshme,” thotë ERRU në raport.
“Ky fakt reflektohet veçanërisht në bilancet e ujit që shoqëritë dorëzojnë pranë ERRU-së, të cilat hartohen në mënyrë empirike dhe sipërfaqësore për shkak të mungesës së ujëmatësve të mëdhenj në pikat kyçe të sistemeve të furnizimit me ujë”.
Pavarësisht se ujësjellësat kanë raportuar më pak humbje teknike dhe vjedhje, ERRU thotë se niveli i humbjeve është “i papranueshëm”.
Shtohen punonjësit
Sektori i Ujësjellësave është i njohur për punësime të karakterit politik, për të cilat, partitë e ndryshme politike kanë akuzuar njëra-tjetrën herë pas here përgjatë viteve të fundit. Reforma administrative dhe territoriale e ndërmarrë në vitin 2015 supozohej se do të zgjidhte disa nga këto probleme. Qeveria nga ana e saj ndërmorri atë që e quajti “reforma e ujit” në vitin 2016 si dhe filloi të kërcënojë qytetarët me burg për “vjedhjen e ujit”. Por pikërisht gjatë zbatimit të kësaj reforme, një numër i madh kompanish shtuan numrin e punëtorëve edhe më shumë nga niveli sakaq i lartë i mëparshëm.
“Treguesi i performancës së Eficencës së Stafit (mesatarisht 5,5 staf/1000 lidhje) është përkeqësuar dhe në përgjithësi sektori paraqitet i mbingarkuar me staf,” thotë raporti.”Shoqëritë UK edhe gjatë vitit 2017 vazhduan të shtojnë numrin e punonjësve në mënyrë të pajustifikuar,” thotë ERRU, duke shënjuar në mënyrë të veçantë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë si abuzuesin e madh me punësimet. Gjatë vitit 2017, UKT raportohet se ka shtuar 475 punonjë në krahasim me vitin 2016. Kjo është kompania me shtimin më të lartë të punonjësve të shënuar gjatë vitit të kaluar.
Është e paqartë se pse UKT ka shtuar kaq shumë punonjës brenda një periudhe kaq të shkurtër. Por kjo është shoqëruar natyrisht edhe me kosto shtesë në kurriz të konsumatorëve. Të dhënat e bilancit të UKT për vitin 2017 nuk janë publikuar ende. UKT kishte 845 punonjës në vitin 2015, pas shkarkimeve nga puna të qindra punonjësve në emër të reformës të ndërmarrë nga administrata e re që mori kontrollin pas zgjedhjeve për pushtetin vendor të atij viti. Por në vitin 2016 numri i punonjësve u rrit në 1290 ndërsa ERRU thotë se më 2017 janë shtuar edhe 475 punonjës. Kjo ka bërë që numri i të punësuarve në UKT sh.a për 1000 lidhje të rritet nga 3 në vitin 2016, në 4 më 2017. Për vitin 2017, UKT kishte 1764 punonjës. Gjatë të njëjtës periudhe, vëllimi total i ujit të prodhuar ka pësuar rënie ndërsa vëllimi i ujit të faturuar ka pësuar një rritje minimale nga 37.2 në 37.7 milionë metra kub.
Si pasojë e këtij shpenzimi si dhe e shpenzimeve të tjera, UKT ka pësuar një rënie të fortë në treguesin “Mbulimi i Kostove Totale”, i cili mat të ardhurat në krahasim me të gjitha kostot e shërbimit. Ky tregues ishte 138% në vitin 2016 dhe ra në 129% në vitin 2017. Ky përkeqësim në treguesit financiar nuk është shoqëruar me ndonjë përmirësim në cilësinë e shërbimit. Treguesi kyç, ai i orëve të furnizimit, gjatë vitit të kaluar pësoi në UKT Tiranë një përkeqësim të lehtë nga niveli sakaq i ulët. Gjatë vitit 2017, sipas raportimeve të vetë UKT, banorët e Bashkisë Tiranë u furnizuan me mesatarisht 10.2 orë ujë në ditë, nga 11 orë që ishte furnizimi mesatar në vitet 2014 e 2015.
“Kjo shoqëri sikurse e theksuam dhe tek situata e sektorit (tendenca) ka rritur kostot në një masë të konsiderueshme e cila nuk është shoqëruar me rritje të ardhurash,” thuhet në raport, duke iu referuar UKT Tiranë.
Në treguesin e rekuperimit të kostove totale, nëntë nga 11 kompanitë më të mëdha të ujësjellësave në Shqipëri kanë pësuar rënie të ndjeshme, pavarësisht se të ardhurat e sektorit janë rritur për shkak të tarifave shtesë të miratuara nga ERRU. Lushnja, Fieri e Elbasani janë ndërmarrjet që kanë pësuar rënien më të forcë në performancë.
Në total, pagat e punonjësve të kompanive i kushtuan konsumatorëve shqiptarë 3.4 miliardë lekë në vitin 2017, 11% më shumë se sa në vitin 2016.
Në total, të gjitha ndërmarrjet e ujësjellësave e kanë shtuar numrin e të punësuarve nga 6400 vetë në 7400 vetë,
Ujësjellësi ankohet për mbifaturim nga OSHEE
Rritja e shpenzimeve të pagave ishte njëra anë e përkeqësimit të treguesve të performancës financiare nga ana e ujësjellësave. Ana tjetër ishte rritja e shpenzimeve për energji elektrike. Enti Rregullator i Ujit vëren i çuditur se shpenzimet e sektorit të ujësjellësave për energji elektrike është rritur për pjesën dërrmuese të ujësjellësave në një kohë kur sasia e ujit të hedhur në rrjet dhe çmimi i energjisë elektrike nuk kanë pësuar ndryshime të mëdha.
“Për sektorin UK në total konsumi i energjisë elektrike për vitin 2017 është rritur në krahasim me vitin 2016 me rreth 16 milionë kËh”, shkruhet në raport. Kjo është një rritje dramatike. Energjia është kostoja e dytë më e lartë e ujësjellësave pas kostot së punës. Gjatë vitit të kaluar, kostoja e energjisë arriti 2.5 miliardë lekë, ose 8.5% më shumë se sa një vit më parë. Të pyetur nga ERRU, kompanitë ujësjellëse dhanë interpretime të ndryshme. Disa argumentuan se rritja i referohet shtimit të përgjegjësive të tyre për disa sisteme ujësjellësish në zona përgjithësisht rurale, ndërsa disa thanë se pompat e ujësjellësave janë amortizuar dhe kanë eficencë më të ulët energjetike. Por ujësjellësi i Durrësit, ku fatura e energjisë elektrike është rritur me afro 46 milionë lekë, dha një interpretim habitës.
“Në veçanti UK Durrës pretendon që e ka rritur konsumin e energjisë elektrike kryesisht për shkak të mbifaturimit nga OSHEE në disa muaj me rreth 3.6 milionë kËh, të cilin shoqëria e konsideron abuziv dhe ka bërë ankimimin përkatës në OSHEE”, thuhet në raport.
Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike është akuzuar nga qytetarë të ndryshëm për mbifaturime në masë. Por kjo është nga rastet e pakta kur një ndërmarrje nën pronësi publike ankohet për të njëjtën arsye.
Kompania e furnizimit me ujë të Durrësit mori një rritje tjetër tarifash gjatë vitit të kaluar, kohë kur cilësia e furnizimit të saj me ujë shënoi një nga pikat më të ulëta të imagjinueshme. Gjatë vitit të kaluar, qytetarët e Durrësit u furnizuan mesatarisht me 3 orë ujë në ditë, me një rënie nga 3.6 orë që ishin furnizuar më 2016. Ky është edhe niveli më i ulët i furnizimit në vend, me përjashtim të zonave ku nuk ka fare ujësjellës./BIRN
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38