Flash News

KRYESORE

Raporti i UNICEF: Mbi 2500 fëmijë janë vrarë tre vitet e fundit në Siri

Raporti i UNICEF: Mbi 2500 fëmijë janë vrarë tre vitet e

Sipas një raporti të UNICEF, mbi 2500 fëmijë janë vrarë në Siri në intervalin e viteteve 2014-2017

Rreth 8,6 milionë nga 10 milionë fëmijë në vend kanë nevojë për ndihmë emergjente, kurse 6 milionë të tjerë janë zhvendosur nga vendet e tyre.

UNICEF tregon se 2,5 milionë fëmijë sirianë e kanë të pamundur të shkojnë në shkollë dhe se 3,3 milionë fëmijë, përfshirë edhe ata që jetojnë në rajonet ku konfliktet janë ndalur, ballafaqohen me rrezik nga municionet e pashpërthyera dhe minat tokësore.

Raporti konfirmon 175 sulme ndaj objekteve arsimore dhe shëndetësore dhe personelit të tyre në vitin 2017, duke shtuar se mbi një mijë fëmijë kanë vdekur ose janë plagosur në dy muajt e parë të vitit 2018 në Siri.

Lufta civile ka mbushur shtatë vite, ndërsa OKB ka theksuar se gjatë saj janë kryer një sërë krimesh lufte, siç janë përdorimi i armëve kimike, lënia e popullatës në uri, zhvendosja, rrethimi, burgimet arbitrare dhe torturat.

Qindra mijëra civilë thuhet të kenë humbur jetën gjatë shtatë viteve të luftës, kurse pesë milionë e 600 mijë kanë fituar statusin refugjatë duke braktisur vendin.

Të fundit