Flash News

KRYESORE

Raporti i UNICEF: Rreth 60 milionë të rinj në botë janë analfabetë

Raporti i UNICEF: Rreth 60 milionë të rinj në botë janë

Fondi i Kombeve të Bashkuara për fëmijët, UNICEF, deklaroi ditën e djeshme se rreth 60 milionë të rinj që jetojnë në vende të prekura nga konflikti ose fatkeqësitë natyrore janë analfabetë.

Sipas një raporti të UNICEF-it, gati 30% e të rinjve që ju përkasin moshave 15-19 vjeç që jetojnë në “vendet e emergjencës” janë analfabetë dhe problemi është më i theksuar tek vajzat dhe gratë e reja, ku 33% e vajzave të reja nuk kanë arritur të mësojnë as bazat, krahasuar me 24% të djemve.

“Statistikat janë një kujtesë e fortë e ndikimit tragjik që kanë krizat në edukimin e fëmijëve, të ardhmen e tyre, si edhe në stabilitetin e rritjen ekonomike të shoqërive të cilave ata i përkasin”, shprehet drejtorja Ekzekutive e UNICEF-it, Henrietta Fore.

Në apelin vjetor për Veprim Humanitar për fëmijët, UNICEF-i bëri thirrje për 900 milionë dollarë për vendet e shkatërruara nga fatkeqësitë natyrore dhe dora e njeriut, financim i cili do të përdoret për programe mësimdhënie, trajnimi i mësuesve, rehabilitimi dhe  furnizimi me mjetet e duhura të shkollave.

Të fundit