Flash News

KRYESORE

Raportimet në media për pasigurinë në produkte, reagon ministria e Bujqësisë: Nuk ka vend për alarm

Raportimet në media për pasigurinë në produkte, reagon

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka reaguar pas transmetimeve në media në lidhje me sigurinë ushqimore.

MBZHR, në një njoftim për mediat, tha se nuk ka vend për alarm, pasi sipas saj në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe certifikuara.

“Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural informon qytetarët se nuk ka vend për alarm. Sot në tregjet shqiptare ka produkte ushqimore të sigurta dhe të certifikuara sipas standardeve të sigurisë ushqimore të garantuara me ligj dhe akte rregullatorë,”– njoftoi ministria.

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tha se instituticionet e saj monitorojnë dhe raportojnë rregullisht lidhur me sigurinë e prodhimeve vendase.

“Janë marrë masat përkatëse ndaj çdo rasti abuzimi që kanë zbuluar këto institucione ose që janë bërë publike në media, deri në pezullim të aktivitetit prodhues të subjekteve që kanë kryer shkelje të ligjeve dhe standardeve në fuqi,”-u shpreh më tej në një deklaratë.

MBZHR theksoi se prodhimet bujqësore shqiptare konkurrojnë sot në tregjet ndërkombëtare, duke vendosur Shqipërinë në një nga vendet kryesore të eksportit të prodhimeve bujqësore në rajon.

Gjithashtu shtoi se për sa i takon importeve të produkteve bimore dhe shtazore, më specifikisht importi i mishit të gjedhit, derrit dhe shpendit nga Brazili, që në vitin 2017 ushtrohen kontrolle zyrtare të autoriteteve kompetente të sigurisë ushqimore në masën 100% të ngarkesave të ardhura.

Ndërsa theksoi se në Shqipëri ekzistojnë strukturat e përshtatshme për të bërë kontrollin e sigurisë së prodhimeve blegtorale e bujqësore, si Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë (ISUV).

Të fundit