Flash News

KRYESORE

Raportimet për 'Amerikanin misterioz' dje në zyrën e Bashës dhe Kryemadhit. Çfarë thonë burimet e Politiko dhe çfarë u pa në protestë

Raportimet për 'Amerikanin misterioz' dje në zyrën e

Disa media, më e para prej tyre dosja.al, e cila nuk njihet si antiopozitare, kanë raportuar dje në mbrëmje një lajm sipas të cilit një zyrtar i ambasadës amerikane në Tiranë, (Daniel Koski, zv-shef i Misionit), ka vizituar me urgjencë zyrat e Bashës dhe Kryemadhit. Raportimi vazhdonte me shtjellimin se dy shefat e partive më të mëdha opozitare janë 'kërcënuar' nga zyrtari i Ambasadës se, as në protestën e djeshme dhe deri më datë 1 korrik, nuk duhet të ketë dhunë nga opozita.

Përndryshe, vijon njoftimi i dosja.al, partitë e tyre do të klasifikohen nga Departamenti i Shtetit si organizata të dhunshme.

Politiko.al ka kontaktuar burime në Ambasadën Amerikane, por edhe në Washington për të konfirmuar lajmin. Të dyja burimet e pranojnë se ka patur një 'vizitë' të zyrtarit amerikan në zyrat respektive të PS dhe LSI, por nuk konfirmojnë, apo më saktë refuzojnë të 'dekodojnë' tekstin e bisedës.

Njëri prej burimeve e sheh me skepticizëm një 'kërcënim' të tillë, por i qëndron varianti të shprehur edhe zyrtarisht nga Ambasada se dhuna është e patolerueshme.

Dy tregues e mbështesin megjithatë pretendimin se gjuha e zyrtarit amerikan ka qenë e ashpër: portretet e Bashës dhe Kryemadhit nuk e kanë patur dje 'çehren' e duhur, dhe në protestën 9-të të opozitës nuk ka patur as edhe një fishekzjarr të hedhur.

Të fundit