Flash News

KRYESORE

Raportimi i Deutche Welle: Çfarë ndodhi në protestën e 9-të të opozitës

Raportimi i Deutche Welle: Çfarë ndodhi në protestën e

Media gjermane, Deutche Welle ka pasqyruar gjerësisht protestën e opozitës, të organizuar dje në mbrëmje dhe që zgjati mbi katër orë. Në artikullin me titull: “Pas protestës së 9-të të opozitës”, raportohet se “gjatë zhvillimit pati përleshje me policinë, gaz lotsjellës, shashka dhe flakë para Parlamentit. Në fund sheshi para Parlamentit ngjasoi me një shesh trazirash”.

Po ashtu sqaro se era e gazit lotsjellës, e djegjes së një automjeti, xhamat e thyer të një biznesi, një kioskë e dëmtuar nga vënia e zjarrit , protestues dhre policë të plagosur ishin gjurmët e degjenerimit të protestës së 9-të antiqeveritare të opozitës në akte dhune.

“Pas katër orësh nga fillimi i saj në Bulevardin” Dëshmorët e Kombit” dhe spostimit të saj  në sheshin përballë parlamentit, protesta përfundoi mbrëmë, rreth orës 22.00, me një fjalim të kryetarit të PD, Lulzim Basha, adresuar protestuesve, që qëndronin para selisë së kësaj partie me parullat, "Rama ik”. Basha tha në fjalën e tij përmbyllëse se "largimi i Edi Ramës është një kusht i panegociueshëm për qeveri tranzitore, që do të përgatisë zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, raporton kjo media.

Të fundit