Flash News

KRYESORE

Raportimi i gazetës: Rama dhe Xhafaj, sherr gjithë natën. Kryeministri nxitoi të njoftonte dorëheqjen

Raportimi i gazetës: Rama dhe Xhafaj, sherr gjithë natën.

Gazeta ‘Koha Jonë’ raporton për një sherr të ndodhur gjatë gjithë natës midis kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Sipas kësaj gazete, sherri midis dy zyrtarëve ka qenë i ashpër dhe kjo tregon se diçka madhore ka prekur interesat e kryeministrit.

“Kjo tregon se nuk është një dorëheqje normale, por e diktuar pas një sherri në nivel të lartë, ku duket se mezi e ka pritur Edi Rama, pasi e ka dhënë lajmin shumë herët këtë të shtunë, dhe po herët në mëngjes ka nxjerrë krejt protokollin e Kryeministrisë për të propozuar emrin e ri për ministër që është këshilltari i tij për Sigurinë. Fare mirë mund pritej të zgjohej populli këtë të shtunë dhe jepej lajmi i dorëheqjes nga vetë ministri Xhafaj. Por nxitimi për ta bërë fakt të kryer, në mëngjes herët, pas një sherri gjithë natën mes kryeministrit dhe ministrit, tregon se diçka e madhe ka prekur interesat e Ramës. Të jetë dosja Dako apo arrestimet e fundit të ish-deputetit Arben Ndoka, ku burimet afër kryeministrit tregonin këto ditë, se pas arrestimit të Ndokës, Rama është tërbuar? Të jetë hetimi që po bëjnë gjermanët për dosjen Xibraka? Janë shumë dilema, por ministri Xhafaj ishte tamam në kulmin e tij të punës dhe në rritje të kuotave publike pas arrestimeve të fundit”, shkruhet te ‘Koha Jonë’ që drejtohet nga Nikoll Lesi.

Ndërkohë, ish-ministri Xhafaj nuk ka bërë ende asnjë reagim publik pas vendimit për dorëheqjen, ndonëse gazetarët kanë disa orë që po qëndrojnë poshtë zyrës së tij në Ministrinë e Brendshme.

A e goditi ‘Forca e Ligjit’ edhe Fatmir Xhafajn? Gazetarët: Dorëheqja është e befasishme; kujt deshi t’i vinte prangat?

Dorëheqja e Xhafajt; Saimir Tahiri anulon konferencën e shtypit

Kush është Sandër Lleshi, ministri i ri i Brendshëm; puna si këshilltar i Ramës dhe konfliktet me Berishën kur drejtonte ushtrinë

Të fundit