Flash News

KRYESORE

Raportimi i ZDF: Zemërimi i qytetarëve në rritje. Negociatat nuk hapen

Raportimi i ZDF: Zemërimi i qytetarëve në rritje. Negociatat nuk

Televizioni i njohur gjerman, ZDF ka ndjekur protestën e djeshme te opozitës, ku raporton se tubimet po bëhen më të dhunshme pasi kryeministri Edi Rama refuzon të largohet për krijimin e një qeverie tranzitore.

Gazetarja Britta Hilpert thekson se në vend ka korrupsion të lartë, duke përmendur rastin e Unazës së Re, ndërsa shton se ka pak gjasa që negociatat të hapen as këtë herë.

“Prej muajsh, në Tiranë po ndizen dritat e telefonave kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës”, raporton ZDF në kronikën me titull: Trazirat në Shqipëri.

Kronika e ZDF-së:

Protestat nuk kanë qenë kurrë më të mbushura me zemërim se këtë mbrëmje. Protestat, që kanë nisur prej muajsh, përfunduan në dhunë. Bomba me molotov u hodhën. Për orë të tëra pati përplasje të dhunshme para kryeministrisë dhe parlamentit.

“Protestojmë sepse jemi të papunë. Kemi një qeveri hajdutësh dhe kriminelësh. Nuk ka gjykatë apo polici të vëretë”, thotë një protestës. “Protestojmë për të drejtat, për liri dhe demokraci. Është më keq se në komunizëm”, thotë një tjetër.

Në parlament, kryeministrin Edi Rama e sulmojnë me vezë, duke e akuzuar për korrupsion. Për shembull, akuzohet se anëtarët e qeverisjes së Partisë Socialiste kanë blerë vota. Në rastin e ndërtimit të një autostrade, paratë për dëmshpërblimin e banesave, mesa duket përfunduan në xhepat e tjerë.

Protestat e para nisën nga studentët për kushtet e këqija të studimit dhe jetesës në konvikt dhe për largimin masiv të rinisë. Prej muajsh, në Tiranë po ndizen dritat e telefonave kundër korrupsionit dhe mungesës së perspektivës.

“Shqipëria nuk po bën përparim, por hapa të mëdhenj pas dhe njerëzit po largohen masivisht,” thotë analisti Enton Abilekaj.

Protestat po bëhen më të dhunshme pasi shkaqet e tyre nuk po luftohen. Kjo e dëmton rrugën e vendit drejt BE-së, pasi me Shqipërinë në trazira, zor se do të hapen negociatat e pranimit në verë.

Të fundit