Flash News

KRYESORE

Raportoi një problem serioz sigurie, hakeri rrezikon 8 vite burg

Raportoi një problem serioz sigurie, hakeri rrezikon 8 vite burg

A është e lejueshme të zbulosh një problem sigurie publikisht? Përgjigja është 'po'. Në pjesën më të madhe të rasteve është e ligjshme, por në disa raste edhe sikur të keni qëllime të mira mund të rezultojë e kundërta.

Policia hungareze arrestoi vitin e kaluar një haker etik 20 vjeçar, i akuzuar për zbulimin dhe shfrytëzimin e problemeve serioze të sigurisë në rrjetin e Magyar Telekom, operatorit më të madh në Hungari të telekomunikacionit.

Sipas mediave hungareze, ai kishte zbuluar një problem sigurie në sistemet e Magyar Telekom në prill të 2018-ës dhe e kishte raportuar tek zyrtarët e kompanisë. Madje i kishte ftuar në një takim.

Kur Magyar Telekom zbuloi një ndërhyrje të huaj në rrjetin e brendshëm raportoi rastin pranë policisë që çoi në arrestimin e djaloshit.

Prokuroria hungareze kërkon dënim me 8 vite burg, ndërsa Unioni i Lirive Civile, një organizatë jofitimprurëse që mbron hakerin thotë se padia ndaj tij është e paplotë dhe e pasaktë.

Të fundit