Flash News

KRYESORE

Raportoi për herë të parë në Kuvend, deputetët i bëjnë "dalje" Olsian Çelës, "braktisin" seancën parlamentare

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çela ka marrë pjesë në seancën e djeshme parlamentare për raportimin e gjendjes së kriminalitetit gjatë vitit 2019 në të cilën theksoi se sistemi i ri i funksionimit të prokurorisë ka probleme e sfida.

Mirëpo, ajo që bie në sy është se, gjatë raportimit të parë të kryeprokurorit shumica e deputetëve janë larguar nga ambientet e Kuvendit. Vetëm 8 nga 122 deputet që ka Kuvendi kanë qëndruar të dëgjojnë raportimin për herë të parë të Çelës, çka tregon një fyerje ose indiferencë nga shumica ndaj figurës së tij.

Kujtojmë se, lidhur me situatën e rendit në vend, drejtuesi i Prokurorisë së Përgjithshme theksoi se Vlora mbetet qyteti me përqindjen më të lartë të kriminalitetit në vend.

Të fundit