Flash News

KRYESORE

Raportoi për kriminalitetin në Parlament, Arta Marku ‘ i jep të drejtë’ Lulzim Bashës

Raportoi për kriminalitetin në Parlament, Arta Marku ‘ i jep

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka raportuar për rreth 60 minuta në foltoren e Parlamentit, lidhur me gjendjen e kriminalitetit në vend përgjatë 2017-ës.

Ndërsa u ndal në qarqet me nivelin më të lartë dhe të ulët kriminal, Marku veçoi qarqet e Vlorës dhe Dibrës. Këtë të fundit, për nivelin më të ulët kriminal, ndërsa Vlorën për një nivel të shtuar të krimit.

“Me kriminalitet më të ulët është Dibra, ndërsa me i lartë regjistrohet në Vlorë. Megjithëse ka një rritje të njoftimeve sasiore, nuk ka shumë lidhje dhe përputhje me njoftimet cilësore. Numri më i lartë i procedimeve ka qenë për vjedhje. Ka një rritje me 10% të kallëzimeve penale”, u shpreh Arta Marku.

Kujtojmë se paralelisht me seancën parlamentare, opozita e bashkuar e kryesuar nga PD ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm po në qytetin e Vlorës, në shenjë qëndrese për nivelin e shtuar të kriminalitetit dhe lidhjet me politikën.

Ky është takimi i katërt që zhvillon opozita, pas Shkodrës, Durrësit dhe Elbasanit.

Të fundit