Flash News

KRYESORE

Raportonte më pak fitime sesa merrte, arrestohet shefi ekzekutiv i "Nissan"

Raportonte më pak fitime sesa merrte, arrestohet shefi ekzekutiv i

Kompania japoneze e prodhimit të automjeteve, “Nissan”, ka propozuar shkarimin nga detyra të shefit të saj Carlos Ghosn për shkak të dyshimeve për keqpërdorime financiare.

Ata shprehen se kanë zhvilluar një hetim të brendshëm që ka zgjatur disa muaj dhe që ka treguar se shefi i kompanisë raportonte më pak fitime sesa merrte në të vërtetë dhe informacione të pasakta mbi pagat.

Përpos kësaj shkeljeje, janë gjetur edhe disa shkelje të tjera, përfshirë përdorimin e aseteve të kompanisë për qëllime personale.

Kompania i ka kërkuar falje të gjithë aksionerëve dhe ka thënë se i ka dorëzuar rezultatet e hetimit në zyrën e prokurorit publik të Japonisë. Ata planifikojnë që të shkarkojnë edhe një tjetër zyrtar të lartë, i cili thuhet se ishte i përfshirë në këto abuzime.

Sipas "BBC", shefi i Nissan gjithashtu është arrestuar në Tokio.

Përveç  faktit se është shef i kompanisë “Nissan”, 64 vjeçari Libanez Carlos Ghosn është edhe shef ekzekutiv i dy kompanive të tjera, “Renault” dhe “Mitsubishi”.

Ky skandal mund ta rrezikojë edhe stabilitetin e aleancës mes kompanive “Renault”, “Nissan” dhe “Mitsubishi".

Të fundit